NEROAZZURRI

REUTERS
S’përfiton nga rasti
24 November, 2013 @22:49
Inter ka humbur rastin që të dalë në vend të tretë të Serie A këtë stinor. Djelmoshat e Walter Mazzarrit kanë parë veten në minus një gol që nga minuta e 12-të e takimit.
Ka qenë shqiptari i greqizuar Panagiotis Kone që ka shënuar për epërsinë e bolonjezëve 1-0. E me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë e takimit.
Në fillim të pjesës së dytë dukej se Inter po këndellet, por e tëra përfundoi vetëm me golin e barazimit të shënuar nga mbrojtësi Jonathan. Rastet e shumta të papërfunduara saktë dhe dy shtylla të Interit, do të harrohen shpejtë.
Kështu me këtë pikë, Inter ka mbetur në vendin e katërt, nën treshen kryesuese: Juventus, Roma e Napoli.
Rezultatet dhe tabela aktuale.