KAPITENI I KOMBËTARES

REUTERS
Cana prish debutimin e Mihajlovicit
24 November, 2013 @17:24
Lorik Cana ka prishur debutimin e Sinisa Mihajlovicit sot në Xhenovë. Serbi që erdhi si trajner i ri i Sampdorias ishte shumë afër fitores së parë të tij si trajner i ri i klubit xhenovez, por shqiptari Lorik Cana u përkujdes që në minutën e fundit shtesë të takimit të shënojë gol për të barazuar 1-1.
Për më tepër, ka qenë një shqiptar tjetër që ka bërë gabimin. Shkodran Mustafi i Sampdorias gaboi, derisa Cana përfitoi topin për të shënuar gol dhe për të heshtur Marassin.
Sampdoria gati tërë pjesën e dytë e luajti me 10 lojtarë në fushë dhe ishte shumë afër fitores kur Roberto Soriano shënoi në minutën e 67-të të ndeshjes.
Por i tërë mundi i tyre ra në ujë pas golit të parë të Lorik Canës në Serie A për këtë stinor.
Rezultatet dhe tabela aktuale.