DERBI ANDALUZIAN

REUTERS
Andaluzia i takon Sevillës
24 November, 2013 @23:33
Sevilla është treguar shumë më e fortë në derbin lokal ndaj Real Betisit sonte në kuadër të La Ligas.
Ekipi i Unai Emeryt ka shënuar fitore të lehtë duke krijuar epërsi të hershme, derisa për më tepër i ka kontribuuar edhe mbrojtësi brazilian i Betisit, Paulao, që morri dy kartonë të verdhë brenda 5 minutave (36’ dhe 42’) për t’i lënë shokët në fushë mangu.
E pastaj filloi furia e Sevillës që rreshtoi edhe tre gola tjerë për fitoren përfundimtare prej 4-0.
Me këtë fitore Sevilla ka dalë në vendin e tetë të tabelës dhe është shumë afër zonës europiane. Carlos Bacca 2’, Stephane M’Bia 43’, Vitolo 59’ dhe Iborra 88’ kanë qenë golashënuesit e Sevillës në fitoren e madhe ndaj rivalëve të përbetuar të tyre.
Rezultatet dhe tabela aktuale.