KUPA E KOSOVËS
Prishtina pa telashe në finale të Kupës
17 June, 2020 @19:10
Skuadra e Prishtinës, duke e mposhtur Drenicën edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupë së Kosovës me rezultat 2-3 [Flamur Muleci 65’, Vildan Kerim 85’ - Leonit Abazi 26’, Endrit Krasniqi (p) 31’, Leotrim Bekteshi (p) 55’], është kualifikuar në finale.
Në minutën e 26’, prishtinasit kaluan në epërsi me super golin e Leonit Abazit nga gjuajtja e lirë, derisa Endrit Krasniqi e dyfishoi epërsinë 4 minuta më vonë (30’) nga penalltia.
Nga penalltia shënoi edhe Leotrim Bekteshi në minutën e 55’, derisa golat e Drenicës erdhën nga Flamur Muleci (66’) dhe Vildan Kerim (86’).
Prishtina e kishte mposhtur kundërshtarin në ndeshjen e parë me rezultat 3-0.
Prishtna në finale do të takohet me Ballkanin, derisa herën e fundit Prishtina ka fituar kupën në sezonin 2017/18.