Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - DRITA

Prishtina përsëri mposhtë Dritën, “nxehet” gara për titull

FOTO / Prishtina

Prishtina përsëri mposhtë Dritën, “nxehet” gara për titull


24 February, 2021 @14:57

Në Superkupë, pastaj në Kupë e sot në ligë!

E treta fitore rresht gjatë vitit 2021 për Prishtinën ndaj Dritës.

Sot skuadra kryeqyetetase e mposhti kampionin në fuqi të Kosovës me rezultat 2-0 (Leotrim Bekteshi 17’, Tun Bardhoku 88’), për të bërë kështu një hap të fuqishëm në garën për titullin kampion.

TABELA AKTUALE

Siç ka ndodhur shpesh viteve të fundit, edhe sot mes skuadrave u zhvillua një ndeshje pragmatike, e golat i gjeti vetëm Prishtina, për të shënuar kështu fitore të rëndësishme.

Autori i golit të epërsisë për Prishtinën ishte Leotrim Bekteshi në minutën e 17’ të ndeshjes, ndërkohë që menaxhimi i epërsisë për kryeqytetasit u lehtësua kur Henry Onoka i Dritës u përjashtua nga loja në minutën e 61’ të takimit.

Përkundër inferioritetit numerik, gjilanasit ende e kërkonin barazimin, madje edhe e gjetën golin përmes Kastriot Rexhës (71’), mirëpo për fatin e keq të tyre, Rexha ndodhej në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.

Pak para fundit, prishtinasit e gjetën edhe golin që e vulosi fitoren. Ishte mbrojtësi Tun Bardhoku ai që shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0 në minutën e 88’ të ndeshjes.

Kjo fitore bën që Prishtina ta vazhdojë formën e mirë në pranverë dhe ta vazhdojë fuqishëm garën për titull, ndërkohë që Drita do të kërkojë përmirësim të performancave duke filluar nga xhiro e ardhshme.


AIR ALBANIA

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, hidhet shorti

FSHF Kategoria Superiore

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, hidhet shorti

24/02/21 @ 12:45

PRISHTINA - DRITA

Dueli i pestë në këtë stinor, Prishtina-Drita

FFK Superliga

Dueli i pestë në këtë stinor, Prishtina-Drita

24/02/21 @ 08:44

TREPÇA'89 - LLAPI

Llapi për pozitën e pestë, Trepça’89 për ruajtjen e pozitës

FFK Superliga

Llapi për pozitën e pestë, Trepça’89 për ruajtjen e pozitës

24/02/21 @ 08:39

SHORT!

Rikthehet avazi i përzgjedhjes së referëve me short!

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Rikthehet avazi i përzgjedhjes së referëve me short!

10/08/23 @ 09:04

PËR HERË TË TRETË!

Katërshja kosovare në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Katërshja kosovare në ndeshjen e Ligës së Konferencës

10/08/23 @ 08:59

SHTËPIA E PËRKOHSHME E PRISHTINËS!

Prishtina si vendase, do të luajë në Hajvali!

FFK Superliga

Prishtina si vendase, do të luajë në Hajvali!

10/08/23 @ 08:52

SUPERLIGA S'IA NIS E PLOTË

Krizë në Gjilan, shtyhet ndeshja e parë e stinorit 23/24

FFK Superliga

Krizë në Gjilan, shtyhet ndeshja e parë e stinorit 23/24

10/08/23 @ 08:43

STADIUMI

Prishtina s’lejohet të luajë në “Fadil Vokrri”

FFK Superliga

Prishtina s’lejohet të luajë në “Fadil Vokrri”

08/08/23 @ 11:42

PREZANTOHET NË KRYEQYTETIN RUMUN

Rrahmani zyrtarisht i Rapidit

FFK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrahmani zyrtarisht i Rapidit

07/08/23 @ 15:29

SHORTI I PLAYOFFIT

Ballkani mëson rivalin e playoffit për kualifikim në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson rivalin e playoffit për kualifikim në Ligë të Konferencës

07/08/23 @ 14:32

ALBION RRAHMANI DREJT RUMANISË

Prej “Lewandowskit” të Malishevës, përmes titullit, drejt Bukureshtit

Conference League/FFK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Prej “Lewandowskit” të Malishevës, përmes titullit, drejt Bukureshtit

06/08/23 @ 12:52

UEFA CONFERENCE LEAGUE

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje

Conference League/FFK Superliga

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje

03/08/23 @ 23:59

MBROJTËSI

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

FFK Superliga/Transfere

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

01/08/23 @ 11:12


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga