Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Prishtina prezantoi ish drejtorin sportiv të Dritës

Foto: prishtinafc.com

Prishtina prezantoi ish drejtorin sportiv të Dritës


21 May, 2020 @0:31

Skuadra e Prishtinës mbrëmë ka prezantuar ish drejtorin sportiv të Dritës, Fisnik Kërçeli, si përforcim në shtabin sportiv të skuadrës.

Kërçeli që ka ushtruar detyrën e drejtorit sportiv te Drita disa vite si dhe duke festuar titullin kampion dy vite më parë, vjen të ndihmojë bardhekaltërit që janë duke kërkuar titullin kampion sivjet.

“Kam marr besimin e aksionarit ndër kryesorët në FC Prishtina, biznesmenit nga Zvicra, Rrahman Haridini dhe nga ndërmjetësi i miqve të përbashkët, jam ftuar që t’i ndihmoj klubit më të madh në vend, FC Prishtina. Për këtë i jam mirënjohës dhe falënderues nga i gjithë klubi për mirëpritjen. Besoj shumë që nga përvoja e gjatë e krijuar me Dritën, do të më ndihmojë që në mënyrë sa më profesionale t’i jem klubit të Prishtinës afër për çfarë do gjë sportive drejt arritjes së objektivave madhore që ka klubi”, ka thënë Kërçeli me rastin e prononcimit të tij për faqen e klubit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga