PRISHTINA - DESNA
Prishtina shënon fitore minimale ndaj Desnas ukrainase
5 February, 2017 @18:24
Skuadra e Prishtinës që po kërkon titullin kampion në Superligë, ka shënuar fitore në miqësoren e Antalyas ndaj ekipit të ligës së dytë ukrainase, Desna Chernihiv, 1-0.
Golin e vetëm e ka shënuar Liridon Kukaj, 12 minuta pa përfunduar ndeshja, ndërsa sipas raportit të faqes zyrtare të ekipit bardhekaltër, Prishtina ka dominuar në pjesë të madhe të ndeshjes.
“Sot kemi luajtur kundër një ekipi shumë të mirë dhe shumë të organizuar. Ndërsa ne, posaçërisht në pjesën e parë, kemi luajtur mirë. Dhe, me gjendjen momentale të ekipit jemi të kënaqur dhe me këtë lojë kemi parë dhe kemi mësuar se ku duhet përmirësuar edhe disa gjëra. Vlen theksuar se në pjesën e dytë kemi luajtur me pesë juniorë të cilët kanë bërë gjëra të mira dhe po ecin drejt integrimit në ekip” - ka thënë pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann.
FORMACIONI I PRISHTINËS:
Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi - Lorik Maxhuni (Donat Hasani - 46’), Armend Dallku, Liridon Leci, Mergim Neziri (Agon Xhaka - 46’) - Debatik Curri (Liridon Kukaj - 46’), Lorik Boshnjaku, Blend Baftiu (Kastriot Selmani 46’) - Gentrit Begolli (Bleon Sekiraqa - 46’), Shend Kelmendi (Arbër Hoxha - 46’), Ahmed Januzi (Genc Hamiti - 67’). |