FORMACIONI STARTUES
Prishtina zyrtarizon 11-shen para debutimit
29 June, 2017 @17:58
Trajneri i bardhekaltërve, Arsim Thaqi, i ka besuar sulmin Basit Khalidit dhe Shend Kelmendit, para përballjes debutuese që Prishtina do ta zhvillojë sonte ndaj Norrkopingut në Suedi.
11-shja e Thaqit për duelin debutues në Europa Ligë është ky: Alban Muçiqi; Lorik Maxhuni, Armend Dallku (Kap.), Liridon Leci dhe Neziri; Lorik Boshnjaku, Endrit Krasniqi dhe Debatik Curri; Gauthier Mankenda, Shend Kelmendi dhe Basit Abdul Khalid.
Në bankën rezervë, rastin e tyre do ta presin: Nika, Diar Miftaraj, Përparim Osmani, Gentrit Begolli, Blendi Baftiu, Mërgim Pefqeli dhe Liridon Fetahaj.