Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Prishtina zyrtarizon arrestimin e Otto Johnit

Prishtina zyrtarizon arrestimin e Otto Johnit


6 May, 2022 @20:30

Sulmuesi i Prishtinës, Otto John, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimeve për vepër penale.

Ndërsa Prishtina ka zyrtarizuar lajmin, duke publikuar pak më parë njoftimin ku ka treguar se nigeriani Otto John është arresuar dje, 5 maj, dhe është në mbajtje nga Policia e Kosovës, ndërsa do të lirohet nga paraburgimi të shtunën më 7 maj.

Njoftimi i FC Prishtina ka bërë të ditur se klubi do të merr masa ndaj futbollistët nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj lojtarit.

Sulmuesi nigerian Otto John qe disa vjet luan në Superligë të Kosovës, ndërsa në kohën kur ishte pjesë e Trepcës’89 ka bërë këtë ekip kampion, derisa ka qenë golashënuesi më i mirë i stinorit në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga