Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E ZYRTARIZOJNE LARGIMIN

Prishtina zyrtarizon largimin e Dallkut

Foto: prishtinafc.com

Prishtina zyrtarizon largimin e Dallkut


16 September, 2020 @11:45

Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina, ka zyrtarizuar sot ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e saj të deritashëm, Armend Dallku.

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Dallku, që ka mbyllur karrierën te Prishtina, udhëhoqi ekipin në 35 ndeshje duke e kurorëzuar me Kupë të fituar ciklin e tij të kaluar te bardhekaltërit.

“Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku. Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës,” ka shkruar klubi sot në njoftimin e lëshuar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga