NDAHEN RRUGËT
Prishtina zyrtarizon ndarjen me trajnerin që i bëri kampion
17 November, 2021 @19:38
Pas një periudhe prej gati 1.5 sezoni, Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin e saj aktual Zekirija Ramadani.
Ramadani ishte njeriu që ktheu Prishtinën te titulli kampion pas një pritjeje shtatë-sezonale të bardhekaltërve, ndërsa sot edhe zyrtarisht bardhekaltërit bënë të ditur ndarjen.
Shkupjani u bë trajner i Prishtinës në fillim të sezonit të kaluar, ndërsa drejtoi ekipin prej shtatorit 2020 deri në gjysmë të nëntorit 2021.
Vendin e tij do ta merr boshnjaku Abdulah Ibrakovic, kanë bërë të zërat e afërt me klubin.