Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I MADH

Prishtina zyrtarizon rikthimin e Krasniqit

Foto: prishtinafc.com

Prishtina zyrtarizon rikthimin e Krasniqit


6 June, 2019 @12:52

Ende pa u bërë një ditë e plotë prej ndarjes me Dritën, mesfushori i dalluar i ekipit gjilanas Endrit Krasniqi është zyrtarizuar si lojtar i ri i Prishtinës.

Krasniqi është rikthyer te ish ekipi i tij pas dy sezoneve të kaluara në Dritë, me të cilët korri sukses duke u bërë kampion i Kosovës, por edhe arritje në kualifikime të Ligës së Kampionëve, kur fituan grupin parakualifikues të zhvilluar në Gjibraltar.

Prishtina i ka quajtur negociatat aspak të lehta me Endritin në njoftimin zyrtar.

“Pas negociatave të gjata dhe aspak të lehta, më në fund Endrit Krasniqi rikthehet sërish në shtëpi. Pa dyshim, njëri ndër mesfushorët më të mirë në Superligë, i bashkohet Prishtinës pas dy vitesh qëndrimi në Dritë me të cilën ishte shpall kampione,” ka shkruar faqja zyrtare e bardhekaltërve sot.

E në anën tjetër Endriti 24 vjeç (26 tetor 1994) që ka të regjistruara në periudhën e kaluar në Prishtinë 4 gola e 6 asistime ka thënë se është i kënaqur me arritjen e marrëveshjes.

“Në Prishtinë rikthehem vetëm për një arsye, e ajo çka kërkon Prishtina dihet. Thjesht me Prishtinën pres sezon fantastik, besoj shumë do të na përputhen qëllimet, që nga garat kualifikuese në Evropë dhe në kampionat. Tash na mbetët vetëm të kryejmë detyrën tonë. Ndërsa është e vërtet se bisedimet kanë qenë të gjata, sepse kisha edhe oferta tjera, por dihet që Prishtina është Prishtinë dhe vendosa të rikthehem sërish në gjirin tim. Ekipin e njoh, pothuajse shumica e futbollistëve janë të njëjtë nga koha kur isha këtu, pak ndryshime, jemi ekip i mirë dhe me punë besoj shumë do t’i arrijmë objektivat, sepse kemi ekip të mirë dhe klubi e ka seriozitetin e duhur për të qenë gjithë këta futbollistë të mirë së bashku”, ka thënë Krasniqi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga