Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDOS FFK!

Prishtinës i refuzohet ankesa për licencim për garat e UEFA-së 23/24

Prishtinës i refuzohet ankesa për licencim për garat e UEFA-së 23/24


26 May, 2023 @20:27

Rreth një javë më parë, FFK kishte botuar lajmin lidhur me ekipet nga futbolli i Kosovës të cilat kanë aplikuar për licencim për garat e UEFA-së për stinorin 2023/24, ndërsa prej 12 aplikimeve në total, ishin refuzuar 3, ajo e FC Prishtinës, FC Ferizajit dhe KF Drenicës.

Së fundi, FC Prishtina ushtroi ankesë në shkallën e dytë të FFK-së, ndërsa kjo e fundit pas mbledhjes së mbajtur ka refuzuar ankesën e Prishtinës, që do të thotë se bardhekaltërit nga kryeqyteti dhe rekord kampionja e Kosovës, FC Prishtina mbetet pa licencë për garat evropiane këtë verë!

“Komisioni i Shkallës së Dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje, në të cilën e ka shqyrtuar ankesën e FC Prishtina, e parashtruar me datë 24 maj 2023, në lidhje me vendimin e Shkallës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës rreth licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2023/24. Pas një vlerësimi të kujdesshë, Komisioni i Shkallës së Dytë e ka refuzuar ankesën e FC Prishtina, duke e vlerësuar atë si të pabazë.” - ka shkruar njoftimi i FFK-së botuar sot.

Kjo, i hap rrugë KF Dukagjinit të Klinës, që të futet në gara evropiane për herë të parë në histori të klubit këtë verë, pasi që Prishtina edhe në rast të triumfit në Kupë të Kosovës - nuk do të mund të dalë në gara evropiane.

Me këtë vendim, lista e të licencuarve dhe të palicencuarve nga FFK, nuk ndryshon.

Klubet e licencuara janë:


FC Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Dukagjini
FC Llapi
FC Malisheva
FC Trepça ‘89
KFF Mitrovica
KFF EP Hajvalia

Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:


FC Prishtina
FC Ferizaj
KF Drenica.

Aktualisht si kampion i Kosovës, Ballkani pritet të shkojë në kualifikimeve për Ligë të Kampionëve, Drita, Gjilani dhe pozita e katërt në Superligë aktualisht, Dukagjini - do të futen në short kualifikues për në Ligë të Konferencës. Pra, nëse ky vendim mbetet në fuqi deri sa skuadrat të hynë në short për gara evropiane, Prishtina edhe nëse fiton Kupën e Kosovës nuk do të mund të merr pjesë aty dhe kështu si e renditur e katërta (ose edhe pesta) në Superligë, KF Dukagjini pritet të dalë për herë të parë në arenën ndërkombëtare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga