Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Pritjes i vie fundi, rikthehet futbolli!

Pritjes i vie fundi, rikthehet futbolli!


16 May, 2020 @9:33

Më në fund!

Pas ‘3-4 viteve’ mungesë, më në fund rikthehet futbolli evropian!

Ndonëse pa shikues, pjesën më të bukur të tij, që nga sot rikthehet futbolli në Gjermani, me ndeshje që do të luhen në kuadër të Bundesligës dhe Bundesligës 2.

Ndeshja më e mirë e ditës së sotme luhet me fillim nga ora 15:30 mes Dortmundit dhe Schalkes, derbi i njohur si “Revierderby”.

Fortuna Düsseldorfi i Valon Berishës, skuadër që është në luftë për mbijetesë, sot luan në shtëpi ndaj Paderbornit të Jürgen Gjasulës, mundësi e mirë për të fituar, përderisa nga shqipet tjera të Bundesligës, Amir Abrashi me Freiburgun e tij sot i shkojnë Leipzigut.

Bayerni luan nesër, kurse që ta shohim Rashicën në akcion duhet të presim deri të hënën, ditë në të cilën Werderi e pret Leverkusenin.

Të gjitha ndeshjet e fundjavës në Bundesligë:


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga