Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E 1/16 TË KUPËS

Prizreni dhe Flamurtari bëjnë befasi

Prizreni dhe Flamurtari bëjnë befasi


17 November, 2022 @15:05

Sot janë zhvilluar 13 ndeshje në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Për befasi në këtë rreth janë përkujdesur skuadra e Ligës së Dytë, Prizreni, që pas vazhdimeve ka arritur të mposhtë skuadrën e Ligës së Parë, Istogun, me rezultat 2:0, si dhe Flamurtari që pas penalltive ka arritur ta eliminojë Drenicën, me shifrat 8:7.

Në ndeshjet e tjera kryesisht kanë fituar skuadrat që janë vlerësuar favorite.

Skuadra fituese e trofeut të kësaj gare në edicionin e kaluar, Llapi ka fituar pa vështirësi ndaj Vllaznisë së Pozheranit, me rezultat 6:2.

SKEMA E KUPËS (çiftet e 1/8 së finales përcakohen me short)

Kupa e Kosovës – 1/16 e finales


Rezultatet
Llapi – Vllaznia Pozheran 6:2,
Dukagjini – Rilindja 1974 2:0,
Prizreni – Istogu 0:0 – 2:0 pas vazhdimeve,
Feronikeli ’74 – 2 Korriku 4:1,
Vushtrria – Drenasi 1:0,
Vjosa – Ulpiana 1:0,
Drenica – Flamurtari 2:2 – 2:2 në vazhdime, 7:8 në penallti,
Behari – Ferizaj 2:3,
A&N – Rahoveci 2:1,
Fushë Kosova – Arbëria 4:1,
Ramiz Sadiku – Malisheva 0:4,
Trepça ‘89 – Kika 3:0,
Trepça – Gjilani 0:5,
Vëllaznimi – Prishtina (Vëllaznimi hoqi dorë nga garat).

e mërkurë, 23.11.2022 ora 12:00
Drita – Liria.

e enjte, 24.11.2022 ora 12:00
Phoenix – Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës