VIZA

Panorama Sport
Probleme për Kukësin
28 July, 2013 @11:29
Raundi i tretë i kualifikimeve për Europa League ka filluar me probleme për kukësianët, të cilët kanë arritur ngritjen historike të ekipit të tyre. Borozani.com
Rivali i tyre i xhiros së tretë, Metalurg Donetsk, nuk ka bërë asnjë lehtësim që mesfushori kosovar i Kukësit, Yll Hoxha, i cili është njëri ndër futbollistët më të mirë të ekipit të Armando Cungut, të merr vizën për Ukrainë.
Ndeshja Kukësi-Metalurg luhet më 1 gusht në Tiranë, kurse ajo e kthimit një javë më vonë në Donetsk të Ukrainës.
Kosova nuk është e pranuar nga Ukraina dhe ky shtet nuk e njeh pasaportën kosovare. Por, bazuar në shembujt nga shtetet tjera që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe pasaportën e saj, ka mënyra tjera për të marrë vizën - gjë për të cilën ukrainasit as që kanë dashur të bisedojnë!