MEDIA

REUTERS
Bale, Cesc dhe Suarez - tema angleze
28 July, 2013 @10:45
Gareth Bale është i gatshëm të luftojë me skuadrën e tij Tottenham Hotspurs për të siguruar lëshimin e tij për te Real Madrid. Ai është dukur të jetë tejet i dëshpëruar pasi që Tottenham ka refuzuar rekord transferin botëror të ofruar nga Real Madrid.
Tottenham ka refuzuar 86.3 milionë funta të Real Madridit, ekuivalentin e 100 milionë eurove. “Nëse Bale do të shitet, kjo do të bëhet stinorin tjetër,” shkruan Daily Star. “Thjeshtë, ai ka punë për të bërë për Spursin.”
‘PO’-ja e FABREGASIT
The Sunday Express ka raportuar për takimin e fshehur të zëvendës kryetarit të Manchester United, Ed Woodward dhe agjentit të Cesc Fabregas, Darren Dein. Dein i cili ka qenë njeriu që ka realizuar transferin e Robin Van Persie në Manchester United stinorin e kaluar, ka thënë se Fabregas është i gatshëm për të kaluar te djajt e kuq.
Mirëpo në analizën e mëmtutjeshme kjo gazetë shkruan që Barcelona deri më tani ka folur vetëm për mbajtjen e mesfushorit të tyre të popullarizuar dhe ‘Po’-ja ose ‘Jo’-ja e Fabregasit është irelevante. Përveç mundësisë që Fabregas e ka të kërkojë transferimin, rrugëdalje tjetër nuk ka. Mirëpo, ai me siguri nuk do t’ia bëjë këtë klubit të fëmijërisë së tij.
WENGER 100% PËR SUAREZIN
The Observer ka shqyrtuar sot çështjen Arsenal-Luis Suarez. Sipas tyre, Arsenal do të vazhdojë luftën për të siguruar shërbimet e sulmuesit uruguajan, pasi që pas mbledhjes me krerët e Liverpoolit në fshehtësi, si duket Suarez u ka bërë me dije se nuk dëshiron të qëndrojë aty. Mirëpo, edhe të kuqtë nga Anfield Road nuk janë ata që dorëzohen dhe po kërkojnë së paku 50 milionë funta për Suarezin.
Nëse shikohet hollsisht, vërehet se Suarez është shënjestra kryesore e Arsene Wengerit këtë verë, pasi që ata ofertuan Liverpoolin ditë më parë me 40 milionë e 1 funtë. E kur dihet se Arsenali më së shumti deri më sot në histori ka paguar 15 milionë funta për një lojtar - nuk ka dyshim që Wenger e dëshiron atë me çdo kusht.