FILLON SUPERTURNEU
REUTERS
Milan pushton Mestallan
28 July, 2013 @0:51
Milan i Masimiliano Allegrit ka arritur të mposht Valencian në Mestalla të renovuar 2-1, për të kaluar në raundin e dytë të International Champions Cup. Kjo njëkohësisht ka qenë edhe ndeshja e parë e këtij turneu, që për dallim nga të gjitha ndeshjet tjera që do të luhen në SHBA, u luajt në Valencia të Spanjës.
Milan ishte më i mirë se Valencia dhe udhëhoqi 2-0, me golat e të renovuarit Robinho dhe holandezit Nigel De Jong, derisa Dani Parejo shënoi pë zbutjen e epërsisë në pjesën e dytë për lakuriqët.
Milan tani do të pres fituesin e ndeshjes Chelsea-Inter në New York, kurse Valencia humbësin e kësaj ndeshje. Për kuriozitet, Robinho ka huqur një penallti pak para se të shënonte golin e tij të parë në ndeshje që është penalltia e dytë e tij e humbur me radhë pas asaj në TIM Cup 2013 ndaj Juventusit.
VALENCIA-MILAN, Formacionet:
Milan: Abbiati (Gabriel 46); Antonini, Bonera (Zaccardo 71), Mexes, Constant; Nocerino, De Jong (Cristante 62); Poli (Muntari 46), Robinho (Emanuelson 25), Boateng (El Shaarawy 69); Petagna (Niang 82) | |||
Valencia: Guaita (Diego Alves 46); Joao, Rami, Ricardo Costa, Mathieu (Guardado 66) (Fede 74); Javi Fuego (Jonathan Viera 66), Dani Parejo (Oriol Romeu 66); Feghouli, Ever Banega (Michel 66), Jonas (Bernat 66); Alcacer |