NAPOLI

REUTERS
Benitez do edhe Skrtelin
27 July, 2013 @11:25
Trajneri i ri i Napolit, Rafa Benitez, si duket ia ka marrë zemrën kryetarit të klubit napolitan, Aurelio De Laurentis, i cili nuk po kursen fare. Përkundër shitjes së Edinson Cavanit nga Napoli në Paris St Germain për 63 milionë euro, të kaltërit deri më tani kanë harxhuar afro 30 milionë euro më shumë në transferime, ndërsa lajmi i fundit ësdhtë ky.
Sot e përditshmja britanike, The Mirror, pohon se Benitez tashmë ia ka mësyrë edhe qendërmbrojtësit sllovak të Liverpoolit, Martin Skrtel. Skrtel 28 vjeç është një qendërmbrojtës stabli dhe me përvojën e tij do të mund të përmirësonte edhe më shumë mbrojtjen napolitane, ku luajnë me sukses edhe Blerim Xhemajli e Valon Behrami.
Sipas The Mirror, Liverpool është duke shikuar mundësinë e transferimit të Kyriakos Papadopoulos nga Schalke 04 e Gjermanisë dhe nëse arrihet ky transferim, nuk ka kush të ndalë ardhjen e sllovakut Skrtel në Napoli.
Napoli deri më tani ka transferuar emra të njohur të tregut botëror si Gonzalo Higuain, Raul Albiol, etj.