TALENTËT

Milan zgjedh 5-shen kosovare
27 July, 2013 @10:34
Oltion Bilalli, Egzon Zhegova, Muhamet Krasniqi, Dion Selimi dhe Edison Kçiku - janë pesë futbollistët më premtues kosovar, sipas rossonerëve pas mbajtjes së kampit të radhës në Kosovë, kësaj radhe në Ferizaj.
Nga këta pesë futbollistë, Kçiku ka qenë më i dalluari, ndërsa është vlerësuar si njëri ndër futbollistët më premtues i trevave tona nga trajnerët e Milan Junior Camp.
Talentët zakonisht shkojnë në Milano për të vazhduar me skuadrën, e cila pas stërvitjeve speciale përcjellë ngritjen dhe zhvillimin e futbollistëve të përzgjedhur.