TATA

REUTERS
Llogarisin te Fabregasi
26 July, 2013 @15:27
Barcelona sot ka prezentuar trajnerin e ri të saj, Gerardo Martino. Në konferencën për shtyp të përfunduar pak më parë ai ka bërë të ditur se do t’ia nis me formacionin ekzistues të Barcelonës, 4-3-3, ndërsa do të mundohet t’i përmirësojë disa gjëra dhe t’i shtojë disa tjera.
Shpejt, ai është pyetur edhe nga gazetarët e pranishëm në lidhje me dy ofertat që Barcelona ka pranuar për mesfushorin Cesc Fabregas nga Manchester United.
“Shikoni, unë nuk do të flas për interesin financiar të klubit, por nëse klubi ka refuzuar dy herë ofertën e Manchester Unitedit, unë që tani po e shtoj refuzimin e tretë,” ka thënë Martino, që njihet më shumë me nofkën Tata.
“Manchester United ka treguar interesim të madh për Fabregasin, por kjo nuk na shqetëson pasi që ai është lojtar i jonë. Çfarëdo oferte që arrin për te, ne nuk do ta shesim atë. Ne llogarisim te ai,” ka përmbyll çështjen Fabregas Tata, i cili do t’ia nis zyrtarisht punës me ndeshjen miqësore ndaj Valerengas në Oslo.