Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYER

Kiessling mbetet ‘aspirin’

REUTERS

Kiessling mbetet ‘aspirin’


26 July, 2013 @12:45

Sulmuesi shtatëgjatë i Bayer Leverkusenit, Stefan Kiessling, ka vazhduar kontratën me ekipin e tij deri në fund të stinorit 2016/17. 

Kiessling 29 vjeçar, që luan për ‘aspirinët’ që nga viti 2006 kur kishte ardhur nga Nurnbergu, stinorin e kaluar ka qenë golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 25 gola nga 34 ndeshje të zhvilluara. 

Golat e tij i ndihmuan Leverkusenit që të gjejë një vend në Ligë të Kampionëve këtë stinor dhe klubi ka vendosur që ta mbajë atë deri në fund të karrierës së tij, ka thënë menaxheri kryesor i skuadrës kuq-e-zi, Wolfgang Hozhaeuser në njoftimin e botuar në faqen zyrtare të klubit. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga