GOTHIA CUP

FFK
Cilësia botërore e gjakovarëve
26 July, 2013 @12:06
Skuadra e grupmoshave 12 vjeçarë të Gjakovës pas triumfit në Gothia Cup 2013, është pritur në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Talentët gjakovar vëreheshin të emocionuar dhe krenar për arritjen e tyre të madhe, nën buzëqeshjet e fshehta mes njëri-tjetrit në zyret e FFK-së, ku u pritën nga sekretari i shtëpisë së futbollit kosovar, Eroll Salihu.
“Këta djem kanë dëshmuar se Kosova ka talent dhe duhet vetëm punë,” ka thënë mes tjerash trajneri i këtyre njomakëve me cilësi botërore, Faton Brahushi.
Futbollisti më i mirë i turneut për grupmoshat 12 vjeçare në Gothia Cup 2013 u shpallë gjakovari, Andi Delia. Golashënuesi më i mirë ishte gjithashtu nga Gjakova, Gardison Tunaj, që shënoi 21 gola në 9 ndeshje. Gjithashtu, talenti më premtues u shpall një futbollist i KF Gjakova, Muhamet Maloku.
KF Gjakova U-12 në Gothia Cup 2013:
Shtjefen Hilaj, Andi Delia, Muhamet Maloku, Gardison Tunaj, Ndriçim Berisha, Jozef Lekaj, Ermal Shunjaku, Qamil Tafarshiku, Valdrin Sylemaj, Endrit Mehmetaj dhe Ernis Miftari. |