TRANSFER
Problemet në mbrojtje, Liverpooli afër përforcimit
24 April, 2021 @12:21
Një lajm i mirë për skuadrën e Liverpoolit.
Pak orë më parë, gazetar shumë i besueshëm kur bëhet fjalë për transferimin e futbollistëve, italiani Fabrizio Romano, ka shkruar që Liverpooli është shumë afër marrëveshjes përfundimtare me futbollistin Ibrahima Konate.
Konate luan si qendërmbrojtës te skuadra e Leipzigut, e transferimi i tij Liverpoolit do t’i kushtojë rreth 35 milionë euro.
Kontrata e tij te skuadra nga Merseyside pritet të jetë 5-vjeçare, ndërkohë që ardhja e tij pritet që ta dërgojë prapë në futbollin gjermanin mbrojtësin Ozan Kabak, i cili në janar erdhi si i huazuar nga Schalke te Liverpooli, por që performancat e tij nuk duken bindëse për një transferim të plotë në “Anfield Road”.