Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - DUKAGJINI

Progni 101, Gjilani fiton ndaj Dukagjinit

Progni 101, Gjilani fiton ndaj Dukagjinit


24 February, 2022 @15:05

Një fitore mjaft të rëndësishme e ka shënuar skuadra e Gjilanit sot.

Të drejtuarit nga Ismet Munishi e mposhtën Dukagjinin 2-1 (Gerhard Progni (P) 24’, (P) 64’) / Mentor Zhdrella (P) 58’), ndonëse ishin me një lojtar më pak në fushë përgjatë gjithë pjesës së dytë, për ta vazhduar kështu fuqishëm luftën për titull.

Seria e golave u hap në minutën e 24’ të ndeshjes kur Gerhard Progni shënoi nga pika e bardhë. Për mesfushorin shqiptar ky ishte goli i 100-të në karrierën e tij me klube.

Pjesa e parë më nuk prodhoi gola, por prodhoi një karton të kuq. Enea Koliçi, portieri i Gjilanit, u përjashtua në fundin e pjesës së parë (45+3’), për ta lënë kështu skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë.

TABELA AKTUALE

Duke qenë në superioritet numerik, Dukagjini arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 58’ të ndeshjes, kur Mentor Zhdrella shënoi nga pika e bardhë për 1-1.

Por gëzimi klinas nuk zgjati shunë. Gjyqtari kryesor i ndeshjes e akordoi penalltinë e tretë të takimit, nga e cila i saktë u tregua Progni (64’), goli i 101-të në karrierë për rezultatin 2-1.

Pjesën e mbetur të ndeshjes Gjilani e menaxhoi mirë dhe e mbylli ndeshjen me 3 pikë të arkëtuara, për të mbetur kështu fuqishëm në garë për titull.

Xhiron që vjen, Gjilani i shkon Prishtinës, kurse Dukagjini i shkon Niklit në Drenas.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga