FORMACIONI I MUNDSHËM
Projekti i Rejas: muskuj dhe tru në 11-shen e parë
6 June, 2019 @23:39
Shqipëria pas stërvitjeve në Durrës dhe në Frankfurt sot ka arritur në Rejkjavik të Islandës, ku të shtunën do të ndeshet me ishullorët.
Selektori i ri i kombëtares, Edy Reja, duket se ka projektuar një 11-she në kokën e tij ndaj islandezëve të fuqishëm, me të cilën ai beson se mund t’ia dalë të shkaktojë befasinë larg vendit, në debutimin e tij.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen e së shtunës që nis në ora 15:00 pritet të nis me Etrit Berishën në portë.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT DREJT EURO 2020
Pas kësaj vjen treshja e mbrojtjes së qendrës. Enea Mihaj, Ardian Ismajli dhe Kastriot Dërmaku - do të jenë shtyllat e mbrojtjes.
Pesëshja e mesfushës do të përmbajë në krahë Naser Alijin dhe Elseid Hysajn me Migjen Bashën në qendër të lidhjes së 5-shes, që pret ndihmë dhe avancim përpara nga Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe.
Në sulm të kombëtares pritet të jenë kullat Bekim Balaj dhe Sokol Çikalleshi.
Shqipëria njëjtë si Islanda ka tre pikë nga dy duelet e para kualifikuese, ndërsa kjo ndeshje është tepër e rëndësishme për të dyja skuadrat që dëshirojnë të shpresojnë për më tutje në kualifikime për EURO 2020, pasi që skuadrat si Franca dhe Turqia janë rivalë edhe më të vështirë në grup.