DIAR PROKSHI
Prokshi i lumtur për golin e parë
12 March, 2017 @22:52
Futbollisti i ri i Feronikelit, Diar Prokshi, është shprehur i lumtur për golin e tij të parë me fanellën e Feronikelit, në ndeshjen e sotme ku skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 1-3 ndaj Lirisë së Prizrenit.
Shiko raportin e ndeshjes: LIRIA-FERONIKELI
”Është goli i parë prej se kam ardhur te Feronikeli. Jam shumë i lumtur edhe për golin e parë edhe që skuadra arriti një fitore mjaft të rëndësishme drejt luftës për titull. Sa herë që më jepet rasti, sa herë që mendon trajneri që duhet të luaj, unë do ta bëjë maksimumin dhe besoj që do të arrij sukses. Nuk ka skuadër më serioze se Feronikeli në këtë aspekt dhe besoj që do të jemi konkurrenti kryesor për titull,” tha Prokshi.