LEOTRIM BEKTESHI
Qendërmbrojtësi më i mirë ndahet me klubin, jo për arsye futbolli!
18 January, 2022 @14:27
Sot Prishtina ka zyrtarizuar largimin e qendërmbrojtësit të skuadrës Leotrim Bekteshi.
Bardhekaltërit që janë nisur drjet Antalyas kanë bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me futbollistin që kishte arritur në Prishtinë nga skuadra e Gjilanit katër stinorë më parë.
Bekteshi 29-vjeç ka regjistruar 150 paraqitje me Prishtinën, kurse ka fituar të gjitha titujt në Kosovë me ekipin.
Mirëpo, largimi i Bekteshit nuk është se ka të bëj me çështje futbollistike-sportive, ai thjesht po largohet nga Kosova, derisa do të vazhdojë jetën e tij në Norvegji me familje.