VRESHTARËT

Qendra Josip Mikulic zyrtarizohet te Rahoveci
12 March, 2020 @0:25
Basketbollisti kroat, Josip Mikulic, që luan në pozitat 4-5 alo-qendër dhe qendër, i lindur në Mostar të Bosnje e Hercegovinës është përforcimi i fundit i huaj i Rahovecit për këtë stinor.
Mikulic që ka bërë karrierë në tërë rajonin, duke luajtur për ekipet boshnjake, kroate, serbe, sllovene, por edhe në Çeki e Spanjë së fundi kishte luajtur në Metalac të Serbisë ku ka pasur mesatare prej 13 pikësh dhe 4 kërcimesh për ndeshje.
“Rahoveci shton gjasat për të qenë konkurrent serioz në elitën kosavare të basketbollit,” ka shkruar faqja zyrtare e klubit lidhur me ardhjen e kroatit në ekip.
Rahoveci u eliminua nga Kupa e Kosovës, së fundi u laruga edhe nga BIBL dhe tashmë e vetmja shpresë për trofe i ka mbetur titulli i kampionit.
“Padyshim se ëndrra mbetet gjallë, prandaj s’na mbetet gjë tjetër veçse me këta lojtarë e këtë trajner, ta jetësojmë atë,” ka përfunduar klubi i vreshtarëve njoftimin.
Rahoveci përndryshe sot u nda me trajnerin e deritashëm të ekipit Marjan Ilievski, për ta rikthyer në ekip Bujar Locin, që arriti në stinorin e kaluar suksesin më të madh me skuadrë, duke u bërë nënkampion të Kosovës dhe duke arritur finalen e Kupës së Kosovës.
Mikulic ka qenë pjesë e këtyre ekipeve përgjatë karrierës së tij: Siroki, Hopsi Polzela, Igokea, Coruna, Olomucko dhe Metalac.