Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Qëndrimi i Messit te Barcelona, çfarë kushte kërkon lojtari?

Qëndrimi i Messit te Barcelona, çfarë kushte kërkon lojtari?


29 April, 2021 @18:31

U mendua se do të largohej verën e kaluar, por megjithatë Messi qëndroi te Barcelona, të paktën edhe për një vit.

E kur po i afrohemi afatit kalimtar veror, thashethemet për një largim të 33-vjeçarit Messi nga Barcelona kanë filluar të shpeshtohen.

Kanali televiziv katalunas, TVE3, sot ka shkruar që Messi do të qëndrojë edhe më tutje te Barcelona dhe nuk do të largohet këtë verë, nëse i plotësohen disa kushte që ai i kërkon.

Lojtari për të qëndruar në Barcelonë do të pranojë ulje të rrogës, me klubin katalunas që është në krizë si pasojë e pandemisë, por kërkesat e Messit janë që Barcelona të përforcohet me lojtarë në verë dhe të krijojë skuadër të fuqishme konkurruese për të luftuar për trofeun e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në rast se Barcelona, tash e drejtuar nga presidenti Joan Laporta, përforcohet bindshëm gjatë verës, atëherë edhe Messi do të qëndrojë, madje edhe me ulje të rrogës, gjithmonë sipas TVE3.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga