Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Qëndrimi i Rashicës në Bremen, ende i dyshimtë

Qëndrimi i Rashicës në Bremen, ende i dyshimtë


28 January, 2021 @15:55

Situata e Milot Rashicës ende nuk është e qartë nëse do të qëndrojë në Werder Bremen apo jo.

Mesfushori ofansiv kosovar mund të largohet nga Werder Bremen nëse deri në fund të afatit kalimtar vjen ndonjë ofertë joshëse në adresë të ekipit gjerman.

“Milot Rashica është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nëse vjen ndonjë ofertë e përshtatshme, ne do ta shqyrtojmë. Nëse jo, ai qëndron këtu,” ka thënë Frank Baumann, drejtori sportiv i Werder Bremen.

Afati kalimtar dimëror në Gjermani do të mbyllet më 1 shkurt.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga