STAMFORD BRIDGE
Qëndroi vetëm 7-muaj! Shkarkim i radhës në Premier Ligë!
2 April, 2023 @21:14
Vetëm shtatë muaj ka zgjatur aventura e Graham Potterit te Chelsea, ndërsa ekipi ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin që erdhi në klub nga Brightoni gjatë verës.
“Chelsea dëshiron të falenderojë Grahamin për mundin dhe kontributin e dhënë për klubin, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i klubit.
Londinezët janë të 11-tit në renditjen tabelare të Premier Ligës aktualisht, ndërsa këtë fundjavë u mposhtën nga Aston Villa, 0-2!