Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA E GJELBËR

Qeveria lejon, Bundesliga rifillon

Qeveria lejon, Bundesliga rifillon


6 May, 2020 @15:36

Bundesliga mund të rifillojë stinorin kah fundi i muajit maj pasi që qeveria gjermane i dha leje për rikthim në stadiume.

“Stinori i Bundesligës është i lirë që të rifillojë në pjesën e dytë të muajit maj, pasi që qeveria gjermane dha dritë të gjelbër për rikthim në akcion,” ka shkruar SkySports para pak çastesh.

Futbolli në Gjermani është i pezulluar prej mesit të marsit, ndërsa coronavirusi ka infektuar mbi 150 mijë njerëz në Gjermani deri tash. Afro 6 mijë e 300 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Bundesliga konsiderohet si një ndër pesë ligat më të forta të futbollit.

Aktiviteti i Bundesligës u ndërpre pas 25 xhirosh, ku Bayerni lider me 55 pikë ka katër pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, Borussia Dortmund, 51. Ndërsa Leipzigu që është duke kërkuar mundësinë për blerjen e Milot Rashicës, është i treti me 50 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga