Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DALIN FORMACIONET

Qipro-Kosova, 11-shet startuese

Qipro-Kosova, 11-shet startuese


2 June, 2022 @16:42

Ndeshja e parë e edicionit të ri të Ligës së Kombeve për Kosovën nis në ora 18:00, ndërsa Alain Giresse ka shpalosur këtë 11-she të Kosovës për ndeshje ndaj qipriotëve në AEK Arena të Larnacas.

Vërehet mungesa e Arbër Zenelit në 11-shen startuese, ndërsa risi duket lëvizja e patjetërsueshme e Lirim Kastratit II në pozicionin e mbrojtësit, për shkak të mungesës së Florent Hadërgjonajt dhe Mërgim Vojvodës. Derisa në të majtë ka lëvizur Fidan Aliti.

QIPRO: Michael; Kyriakou, Gogic, Panaglotou; Kastanos, Papoulis, Ioannou, Artymatas, Antoniou; Tzionis, Sotlou. Përzgjedhës: Nikolas Kostenoglou.

KOSOVA: Arijanet Muric; Mirlind Kryeziu, Amir Rrahmani, Lirim II Kastrati, Fidan Aliti; Betim Fazliji, Blendi Idrizi, Valon Berisha; Milot Rashica, Edon Zhegrova, Vedat Muriqi. Përzgjedhës: Alain Giresse. REZERVA: Samir Ujkani, Visar Bekaj, Florent Muslija, Arbër Zeneli, Daniel Rrudhani, Emir Sahiti, Benjamin Kololli, Florian Loshaj, Ibrahim Dresevic, Toni Domgjoni, Zymer Bytyqi.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve