Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALËT E GRUPIT

Qiproja ia shkakton humbjen e parë Greqisë, rrezikohet Liga C për Kosovën!

Qiproja ia shkakton humbjen e parë Greqisë, rrezikohet Liga C për Kosovën!


24 September, 2022 @23:04

Qiproja ka shënuar fitoren e parë në grup sonte, duke e mposhtur ekipin e pamposhtur deri sonte, Greqinë në George Karapatakis të Larnacas, 1-0 [Tzionis 18].

Një gol i shënuar nga Tzionis herët në ndeshje ka mjaftuar që qipriotët të dalin fitues ndaj Greqisë, që vecse ka siguruar vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Ligën B të Kombeve.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, duke e pasur parasysh që Greqia luan për prestigj në ndeshjen e fundit dhe Irlanda Veriore dëshiron t’i ikë rënies, njëjtë sikurse edhe Qiproja, atëherë Kosova do të duhet që së paku të mos humb në ndeshje ndaj ishullorëve të Detit Mesdhe, ashtu që të sigurojë epitetin e ekipit të Ligës C të Kombeve!

Kosova pret Qipron në Fadil Vokrri të martën më 27 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve