Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN - FIORENTINA

Rafael Leao për fitore, Milan edhe më afër titullit

Rafael Leao për fitore, Milan edhe më afër titullit


1 May, 2022 @17:10

Një fitore e madhe për Milanin në takim ndaj Fiorentinës sot!

Rossonerët e mposhtën kundërshtarin e sotëm 1-0 falë një goli të vonshëm nga Rafael Leao (82’), fitore e cila mund të jetë vitale në luftën për titullin kampion.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi me Fiorentinën që kishte posedim më të madh të topit, ndërkohë që Milani nuk arriti ta bënte as edhe një gjuajtje në portën kundërshtare.

Gjithsesi, Milani nuk u dorëzua dhe arriti ta gjejë golin e fitores përmes Rafael Leaos dhe kështu iu gëzua tri pikëve të mëdha.

Në 3 ndeshjet e fundit, Milanit i duhen 2 fitore e 1 barazim për ta fituar matematikisht titullin, pasi që nëse përfundon me pikë të barabarta me Interin, renditet mbi të falë rezultateve më të mira në përballjet direkte.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A