Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA GOLA

Rahoveci e Phoenix, ndajnë pikët

Rahoveci e Phoenix, ndajnë pikët


18 February, 2023 @21:09

Ndeshja e vetme e ditës në Ligë të Parë pa gola, ka qenë kjo e Rahovecit të Senad Alirifës dhe të Phoenixit të Gani Sejdiut. Të dyja skuadrat nuk kanë arritur të bëjnë dallimin në ndeshje, duke tundur rrjetën e kundërshtarit, ndërsa në fund kanë ndarë pikët në duel, me përfundimtaren: Rahoveci 0-0 Phoenix.

TABELA AKTUALE

Pas 15 ndeshjesh, Rahoveci ka 26 pikë dhe është i katërti në renditje të Ligës së Parë Grupi A, ndërsa Phoenix është i pesti me po aq ndeshje, por tri pikë më pak. Në xhiron që vjen, Rahoveci i shkon Feronikelit’74 ndërsa Phoenix pret Lirinë.

Rahoveci


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë