Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARRIN PIKËN E PARË ME TRAJNERIN E RI

Rahoveci nxjerr pikë në Drenas

Rahoveci nxjerr pikë në Drenas


11 March, 2023 @18:03

Skuadra e Rahovecit në ndeshjen e parë të saj pa trajnerin e deritashëm Senad Alirifa, nën drejtimin e të emëruarit Myrtezan Dula, ka arritur të nxjerrë pikë në Drenas ndaj Drenasit, pasi që ka arritur dy herë të rikthehet në lojë për të siguruar një pikë të rëndësishme.

Vendasit përkundër se udhëhoqën heret dy herë në ndeshje, në fund u desht të pajtohen me barazim, pasi që vreshtarët dy herë arritën të realizojnë për t’iu kthyer lojës.

TABELA AKTUALE

Drenasi 2-2 Rahoveci [Aguem Yvan 8, Diar Prokshi 48 - Liman Morina 37, Arian Telaku 71]

Pas 18 ndeshjesh, Rahoveci është i pesti me 27 pikë, ndërs Drenasi ka 26 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë