Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani e sheh pozitive fitoren me rezultat të ngushtë

Ramadani e sheh pozitive fitoren me rezultat të ngushtë


23 June, 2021 @14:03

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka komentuar ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku bardhekaltërit shënuan fitore me rezultat 0-2 ndaj kampiones së San Marinos, skuadrës Folgore.

RAPORTI I NDESHJES

Këtë rezultat Ramadani e ka vlerësuar si pozitive, pasi që dallimi i madh do të mund të shkaktonte vetëkënaqësi të tepruar tek lojtarët.

“Pjesa e parë ndoshta vetëm përqendrimi na mungoi, sepse krijuam shumë raste dhe me mundin e futbollistëve arrinim të krijonim me aq lehtësi rastet sa që mendonim se në çdo moment do të vinte goli. Por, mbaroi pjesa e parë e ne nuk ia arritëm të shënonim. Përndryshe jam shumë i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve me gjithë vapën shumë të madhe, u angazhuan shumë, dhanë maksimumin”, tha ai.

“Në pjesën e dytë mendoj se luajtëm pak më të qetë, disi emocionet i lamë në pjesën e parë duke arritur të shfrytëzojmë dy raste ose dy gola të realizuar. Por, më gëzon fakti që nuk pranuam gol çka unë e vlerësoj shumë. Dhe, ndoshta më mirë që fituam me rezultat të ngushtë, sepse frikësohem se sikur të fitonim me ndonjë rezultat më të thellë, ndoshta do të na rritej mendja. Kështu që jemi me këmbë në tokë, me tru të kthjellët, sepse jam i bindur që nuk ka ndeshje të lehtë për të fituar”, shtoi Ramadani.

Prishtina në ndeshjen e radhës do të takohet me skuadrën Inter Escaldes nga Andorra dhe në rast të fitores do të kualifikohet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League