Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani tregon pse Prishtina nuk arriti më shumë se barazim sot ndaj Gjilanit

Ramadani tregon pse Prishtina nuk arriti më shumë se barazim sot ndaj Gjilanit


30 March, 2021 @17:13

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka folur pas ndeshjes Prishtina - Gjilani, që përfundoi me rezultat pa gola 0-0.

RAPORTI I NDESHJES

Ramadani u pyet nga Art Sport nëse arsyeja e humbjes së dy pikëve ishte ndikimi negativ i pushimit të Superligës për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, por kryetrajneri prishtinas e kundërshtoi këtë dhe e arsyetoi rezultatin me faktorë të tjerë që ndikuan sipas tij.

“Nuk duhet t’ia lëmë fajin pushimit. Duhet ta shohim fajin gjithmonë tek vetja. Mendoj që na mungoi agresiviteti dhe dëshira që nuk ishte në nivelin e duhur. Mendoj që edhe ekipi i Gjilanit e bëri punën e vet, nuk na lejoi të krijojmë raste, nuk na lejoi të dalim me atë lojën që e kemi standarde dhe në fund e humbëm edhe një penallti që nuk u realizua. Ishte një derbi i vërtetë, një ndeshje me pak raste dhe me shumë luftë sportive. Por më vjen keq për rezultatin. Jam i bindur që futbollistët dhanë maksimumin, por maksimumi sot ka qenë në nivel shumë më të ulët se sa në ndeshjet e tjera”, tha Ramadani.

Prishtina pas këtij rezultati renditet në pozitën e tretë me katër pikë më pak se Drita dhe Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga