Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU 2-1 KEK

Ramiz Sadiku, gjysmëfinalist i fundit i Kupës

Ramiz Sadiku, gjysmëfinalist i fundit i Kupës


17 March, 2022 @15:00

Fitore e madhe, e edhe historike për Ramiz Sadikun e drejtuar nga trajneri Elon Berisha, derisa ekipi i tij ka arritur suksesin më të madh në Kupë të Kosovës, duke e arritur gjysmëfinalen e garës.

Ramiz Sadiku që garon në Ligën e Parë Grupi B, ka arritur të mposhtë KEK-un që garon në Ligë të Dytë të Kosovës me rezultat 2-1 [Guri Hana 3, Armend Misini 47 - Meridian Ramadani 57], për të siguruar një vend në katërshen më të mirë të Kupës dhe tashmë edhe me shpresë për ta fituar atë, duke ditur që Kupa gjithmonë ka hapësirë për befasi.

Guri Hana shënoi golin e parë të skuadrës fituese shpejt 1-0 (3’), thuajse me të nisur ndeshja, që lehtësoi punën në fushë të bashkëlojtarëve.

SKEMA E KUPËS

Duke kontrolluar lojën, me 1-0 përfundoi pjesa e parë, ndërsa me të nisur pjesa e dytë edhe një goditje e “industrialistëve” vjen përmes Armend Misinit. Ky shënoi për 2-0 (47’).

Mobilizimi i KEK-ut ka arritur vetëm që të ulë epërsinë e Ramiz Sadikut, kur Meridian Ramadani (57’) shënoi për 2-1, ndërsa deri në fund të ndeshjes rrjetat nuk u prekën - që me përfundimtaren 2-1 mundësoi kalimin e prishtinasve në katërshen më të mirë të Kupës.

Në short për gjysmëfinale janë: Llapi, Drita, Prishtina dhe Ramiz Sadiku. Fituesi i Kupës siguron garat evropiane për stinorin 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës