Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

Ramos në Serie A, por te cila skuadër?

Ramos në Serie A, por te cila skuadër?


17 June, 2021 @19:35

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pas 16 vitesh është larguar nga klubi i Real Madrid.

Mbrojtësi qendror 35-vjeçar iu ka thënë lamtumirë tifozëve të Real Madridit në një konferencë virtuale për media, e organizuar nga klubi.

Ditët në vijim pritet të zbulohet se ku do ta vazhdoj karrierën Ramos. Interesim për spanjollin kanë shfaqur PSG, Manchester United, Juventus dhe së fundmi Roma. Sipas mediave spanjolle, pikërisht Roma është favorite për të siguruar shërbimet e Ramos.

Ramos është i joshur nga ideja për të punuar përsëri sëbashku me Mourinhon, ndërsa “Giallorosët” kanë përgatitur ofertën faraonike për të.

Roma do t’i ofrojë Ramosit kontratë dy vjeçare dhe pagë prej 12 milionë eurove në sezon, raportojnë mediat spanjolle.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë ai!


 
Të gjitha lajmet nga Serie A