Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEVILLA 0-3 BARCELONA

Tre gola, për fitoren e tretë radhazi

Tre gola, për fitoren e tretë radhazi


3 September, 2022 @22:53

Pas fillimit shumë të mirë të Sevillës në Ramon Sanchez Pizjuan dhe rasteve të tyre të mborjtura nga Marc-Andre ter Stegen, Barcelona ka dalë në avantazh!

Portieri gjerman mbrojti disa super raste të vendasve, për të dhënë mundësinë më pas që Raphinha të shënojë golin e parë të ndeshjes. E prej atëherë, Barcelona kontrolloi lojën dhe me raste të shumta në lojë, por jo edhe shumë gola, mposhti andaluzianët 0-3 [Raphinha 21, Lewandowski 36, Eric 50].

Kjo është fitorja e tretë radhazi e katalonasve që më në fund u rehatuan me mbylljen afatit kalimtar të lojtarëve dhe regjistrimeve të tyre në ligë. Mbrojtësi Eric Garcia në pjesë të dytë shënoi golin përfundimtar të ndeshjes, ndërsa ky ka qenë goli i parë në karrierën e tij si profesionist.

Raphinha

Katalonasit kanë 10 pikë pas 4 xhirove të para të LaLigas, ndërsa Sevilla e Julen Lopeteguit ende është pa fitore!

Jules Kounde pati debutimin e plotë te Barcelona, ndërsa asistoi mrekullisht për sulmuesin polak, Robert Lewandowski! Ai gjithashtu dha kontribut edhe në golin e radhës të skuadrës.

Ousmane Dembele përkundër sprintëve që i bënte, dështoi në shumë raste për të shënuar, derisa u zëvendësua nga Ferran Torres në minutën e 63 të ndeshjes.

Frenkie de Jong dhe Ansu Fati, si zëvendësues, patën raste gjithashtu të mira për të shënuar kah fundi, derisa te vendasit dy super tentime nga largësia të Ivan Rakiticit dhe Papu Gomezit, mbetën te duart e TerStegenit të shkëlqyeshëm.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga