Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REIMS 2-4 CLERMONT

Rashani 64min në fitore, Zeneli rezervist

Foto: St. de Reims/tw

Rashani 64min në fitore, Zeneli rezervist


14 August, 2022 @16:57

Dueli i posa përfunduar i Ligue 1 të Francës ndërmjet Reimsit dhe Clermontit ka përfunduar me fitoren e madhe të mysafirëve, që erdhi me një përmbysje prej 2-0 në 2-4 përfundimtare.

Te Reims nuk u paraqit fare ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, ndërsa te Clermont Elbasan Rashani ka qenë prezent në 11-shen startuese dhe është zëvendësuar pas barazimit 2-2 në minutën e 64 të ndeshjes, derisa ekipi i tij më vonë fitoi tri pikët e para të stinorit.

Derisa Reimsi i Zenelit dhe Valon Berishës, ku ky i fundit s’ka qenë fare në ekip, pas dy xhirove të para mbetet pa pikë në Ligue 1, Clermont në anën tjetër me sot ka fituar tri-pikëshin e parë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1