ELBA
Rashani futet si zëvendësues dhe përmbys gjithçka me dy gola
17 April, 2021 @14:57
Elbasan Rashani ishte akteri kryesor i ndeshjes së sotme në Superligën e Turqisë ndërmjet Denizlisporit dhe skuadrës së tij, Erzurumspor.
Sulmuesi kosovar i cili u inkuadrua në lojë në minutën 56’ kur rezultati ishte 2-1 për Denizlisporit, arriti të përmbys gjithcka duke shënuar dy gola në minutat 79’ dhe 86’ për fitoren 2-3 të skuadrës së tij.
Te Denizlispori në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi tjetër kosovar, Veton Tusha, i cili u inkuadrua nga minuta 84’.
79' Elbasan Rashani, Denizlispor - Erzurumspor 2-2pic.twitter.com/5ywJUBCxO4
— TopSporti (@topsportinews) April 17, 2021
86' Elbasan Rashani, Denizlispor - Erzurumspor 2-3pic.twitter.com/SPeTy8QWpQ
— TopSporti (@topsportinews) April 17, 2021