Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY - NORWICH

Rashica 90 minuta, Norwich deklasohet nga kampioni

Rashica 90 minuta, Norwich deklasohet nga kampioni


21 August, 2021 @17:52

Me dominim absolut dhe pa ndonjë problem, Manchester City sot arriti ta mposhtë Norwichin me rezultat të thellë 5-0.

Kampioni në fuqi i Anglisë fitoren e parë sezonale e arriti me golat e Krul (AG), Grealish - i pari për të te City, Laporte, Sterling e Mahrez, ndërsa për mysafirët nuk pati as gol të nderit.

Në këtë takim startues për Norwichin ishte Milot Rashica, i cili luajti përgjatë gjithë ndeshjes por për fatin e tij të keq, dominimi total i Cityt bëri që ai të mos kishte shumë mundësi në fazën ofansive.

Pas dy xhirove, City ka 3 pikë, kurse Norwichi mbetet akoma pa pikë e pa gol të shënuar.

Xhiron që vjen, City e pret Arsenalin, kurse Norwichi ka përsëri kundërshtar të vështirë, Leicester Cityn në “Carrow Road”.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League