EDHE NJË GOL

Rashica përsëri shënon në fitore
13 January, 2024 @19:36
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica ka shënuar edhe në ndeshjen e dytë me radhë me trajnerin e ri te Besiktasi. Vushtrriasi ka shënuar sot golin e dytë të ekipit në fitore ndaj Fatihut 3-0, duke gjuajtur bukur në minutën e 65. të ndeshjes për 2-0.
Ky është goli i dytë i Rashicës në dy ndeshje me trajnerin e ri të Besiktasit, Fernando Santos.