Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Rashica shënon, Werderi s’bie, pret PlayOutin

FOTO / Werder

Rashica shënon, Werderi s’bie, pret PlayOutin


27 June, 2020 @17:14

Mesfushori i krahut të reprezentacionit të Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar golin e dytë të skuadrës për t’i dhënë krahë në fitoren e thellë të Werderit për të

siguruar edhe një shans për mbijetesë 6-1 [Y.Osako 22’,58’, M.Rashica 27’, N.Fullkrug 29’, D.Klaassen 55’, J.Sargent - D.Drexler 62’]

Werder është treguar i fuqishëm sot ndaj Kölnit, që kishte siguruar mbijetesën, duke e mposhtur thellë, ndërsa Rashica pos golit ka kontribuuar edhe në raste tjera.

TABELA AKTUALE / BUNDESLIGA

Krejt kjo, do të kishte shkuar huq, po qe se Fortuna do të siguronte pikë në përballje ndaj Unionit në Berlin, që s’arriti. Fitorja e Unionit i dha Rashicës me shokë edhe një super-rast për mbijetesë, derisa nesër do ta kuptojnë kundërshtarin për PlayOut, që pritet të jetë Heidenheim ose Hamburg.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga