Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI FITON DERBIN

Raspadori me volej në kohën shtesë vendos, Napoli mposht Juven

Fotot: SSCNapoli/ fb

Raspadori me volej në kohën shtesë vendos, Napoli mposht Juven


23 April, 2023 @23:35

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Napoli i është kthyer fuqishëm Serie A-së për të shkuar më shpejt te tiulli që po pritet mbi tre dekada në qytet. Ata kanë arritur të mposhtin Juventusin si mysafir me një gol të Giacomo Raspadorit në minutën e tretë të kohës shtesë, për të mbyllur ndeshjen me Juventus 0—1 Napoli [Raspadori 90+3].

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani nuk ka qenë startues sonte, ndërsa është futur në ndeshje në kohën shtesë për të zëvendësuar mesfushorin Stanislav Lobotka. Me fitore, që erdhi me volejin e Raspadorit, Napoli ka bërë dallimin 17 pikë ndaj ndjekësit të parë Lazio, pasi që ka 78 pikë në krye të renditjes tabelare pas 31 xhirove të zhvilluara. Deri në fund të stinorit janë edhe shtatë xhiro, ndërsa Lazioja ka 61 pikë!

Napoli

Juventus, që me rikthimin e 15 pikëve u fut menjëherë në garë për Ligë të Kampionëve duke kaluar në vend të tretë, mbetet aty për mometin, derisa të zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros me 59 pikë.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar #highlights të ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Serie A