ULPIANA 0-0 DUKAGJINI
Raste po, gola jo në derbin e të rikthyerve
25 September, 2021 @17:06
Dyshja e rikthyer në Superligë, Ulpiana e Dukagjini kanë barazuar sot në Suharekë, ku u luajt ndeshja pasi që stadiumi i Ulpianës është nën punime.
Të dyja skuadrat kanë kërkuar fitoren sot dhe përkundër rezultatit të bardhë, raste kanë pasur për të shënuar, por nuk kanë arritur për të përfunduar ndeshja pa gola, 0-0.
Erblin Mulaj (40), braziliani Junior (50) dhe Trimror Selimi (76) kanë pasur rastet më të mira për Ulpianën që drejtohet nga Edlir Tetova sot, ndërsa në anën tjetër kërcënimet nga ekipi i Armend Dallkut kanë ardhur nga Altin Merlakun (4), Ahmed Januzin (61) dhe Ergyn Ahmetin (66).
Pas këtij rezultati, Ulpiana është e teta në renditje me pesë pikë, kurse Dukagjini i nënti me tri pikë dhe pa fitore të shënuar ende këtë stinor.